Më shumë se një vit, Struga dhe Ohri nuk kanë barnatore gjatë orëve të natës. Për këtë shkak, qytetarët detyrohen që të presin deri të nesërmen për blerjen e ilaçeve të nevojshme. Në shumë raste, kjo paraqet problem, njofton Alsat M.
Në Ohër dhe Strugë gjithashtu nuk ka mjekë amë kujdestarë në orët e vona edhe gjatë fundjavës, kështu që rastet më urgjente dërgohen nëpër spitalet e qytetit ndërsa situata më e rëndë është me fëmijët e sëmurë.
Në të kaluarën, edhe në Ohër edhe në Strugë ka pasur farmaci kujdestarie. Por, për shkaqe sigurie dhe leverdi e dobët financiare, morën vendim me errësimin që t’i mbyllin dyert.