Site icon PORTALB

Në kuadër të Jazzfest-it, Rona Nishliu nesër në Tetovë (VIDEO)

Rona Nishliu

Rona Nishliu

Në kuadër të festivalit të muzikës xhaz “Jazzfest Tetova”, në Tetovë do të vijë këngëtarja Rona Nishliu, njofton Portalb.mk.

Rona Nishliu quartet do të performojë nesër, më 29 shtator, me fillim prej ora 20:00, në Pallatin e Kulturës – Tetovë.

Rona Nishliu do të shoqërohet nga Kiril Tufekçievski – kontrabas, Enes Bajramliqi – prekursor dhe Edon Ramadani – piano.

Më 25 tetor, në kuadër të edicionit të tretë të “Jazzfest Tetova” do të paraqiten edhe Toni Kitanovski dhe Ritmos Negros, trio me muzikantë nga Peru, Spanja dhe Bullgaria.

LEXO: Për dashamirët e muzikës xhaz, Eda Zari në Tetovë (VIDEO)

Në skenën e festivalit, të shtunën e kaluar ka performuar edhe këngëtarja Eda Zari me grupin e saj: Rhani Krija, Gert Kapo, Vladimir Gica, Christian Kappe dhe Visar Kuçi.

Exit mobile version