Site icon PORTALB

Kryeparlamentari Veseli: Në mënyrë masive të votohet “për” në referendumin e 30-shtatorit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

“I thërras qytetarët, që më 30 shtator, të dalin në mënyrë masive, që të votojnë “për” në referendumin, që të hapet rruga për integrim”, kështu deklaroi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në konferencën e përbashkët me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi që u mbajt sot në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Arsyeja e mbështetjes së referendumit të 30-shtatorit, sipas Veselit bëhet me qëllim që Maqedonia të përparojë në rrugën e integrimit euroatlantik.

“Shteti ynë e respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Maqedonisë dhe vullnetin e qytetarëve të Maqedonisë për marrëveshjen e emrit, dhe cilido që të jetë vendimi, ne do ta respektojmë. Me qëllim që shtetet të përparojë në rrugën e integrimit në BE, është edhe arsyeja se pse ne i japim mbështetje referendumit”, tha Veseli.

Sipas Veselit, marrëveshja me Prespën dhe realizimi i referendumit janë model që duhet të ndiqen në finalizimin e dialogut Kosovë – Serbi.

“Kjo do të paraqet edhe një model që ne duhet ta realizojmë për ta finalizuar dialogun Kosovë – Serbi. Po flasim për një model të ri të zgjidhjes së konflikteve, që është marrëveshjet”, tha Veseli.

Ai gjithashtu njoftoi se pas referendumit do të nis edhe faza finale e arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

http://portalb.mk/558845-maqedoni-realizohet-takimi-xhaferi-veseli-video/

Exit mobile version