Site icon PORTALB

Vdes një 28 vjeçar në Burojë, pas aksidentit mes veturës dhe traktorit

Ilustrim

Një 28 vjeçar ka ndërruar jetë, pas një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Burojë, ku të lënduar kanë mbetur edhe tre persona të tjerë, njofton policia, përcjell Klan Kosova.

“Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur ndërmjet një veture e një traktori, ndërsa dyshimet  e para për shkaktarin e aksidentit konsiderohet të jetë qarkullimi i traktorit pa drita”, thuhet në kumtesën e policisë.

Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës së aksidentit është dërguar për obduksion.

Exit mobile version