Site icon PORTALB

Specializantët privat nga shtatori me pagë mujore

Ilustrim

Mjekët të cilët specializohen privat në institucione shëndetësore publike përmes konkursit të shpallur në muajin janar gjatë këtij vitit, do të shpërblehet mundi i tyre me page mujore. Këtë vendim e ka miratuar sot Bordi Drejtues i Fondit Shëndetësor për Sigurim.

Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, mjekët specializant paga mujore do të u llogaritet nga muaji qershor, të cilën do ta marrin me atë në shtator njëkohësisht me sektorin e shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

“Me miratimin e vendimit përmbushen kushtet formale të këtij grupi, specializantëve të ju jepet pagesë mujore për angazhimin e tyre. Konkretisht, do të llogaritet nga muaji qershor  2018, mjekët do të marrin rroga kur të merr sektori i shëndetësisë për muajin shtator të këtij viti’’, – thonë nga Ministria e Shëndetësisë

Mjekët e pakënaqur që deri më tani vetë e kanë paguar specializimin e tyre, sot duhej të protestojnë para Ministris së Shëndetësis, megjithatë kjo protestë u prolongua mbrëmë, pas takimit me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ndryshe specializantët të cilët u paraqitën në konkursin e muajit janar gjatë këtij vitit, me muaj nuk kanë marrë asnjë denarë, pavarësisht premtimit të ministrit Filipçe.

LEXO: MSH: Janë siguruar mjete për specializantët privat

LEXO: Specializantët privat letër Zaevit: Nuk ka gjurmë nga paga e premtuar

LEXO: Absurd në sistemin shëndetësor: specializantët si skllevër

 

 

Exit mobile version