Site icon PORTALB

Drejtoresha për negociatat aderuese, Kalavera: Qytetarët duhet të votojnë më 30 shtator

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Negociatat Aderuese dhe Politikë Fqinjësore, Genova Ruiz Kalavera

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Negociatat Aderuese dhe Politikë Fqinjësore, Genova Ruiz Kalavera sot në punëtorinë “Përvojat në negociatat aderuese – si duhet dhe si nuk duhet?”, ka bërë thirrje deri te qytetarët e Maqedonisë, që të votojnë për të përcaktuar ardhmërinë evropiane të Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

“Më 30 shtator keni moment historik, ku ju do ta keni mundësinë e vetme që të përcaktoni të ardhmen tuaj. Prandaj, ju duhet të votoni. Është vitale, sepse keni mundësi të qartë të caktoni ardhmërinë evropiane”, tha Kalavera.

Ajo ka njoftuar se hapi tjetër i rëndësishëm pas referendumit, është realizimi i suksesshëm i procesit të Skriningit.

Exit mobile version