Marcello Lippi ka komentuar kartonin e kuq të Cristiano Ronaldos ndaj Valencias.
Marcello Lippi ka ftuar UEFA-në të mos e dënojë Cristiano Ronaldon për përjashtimin e tij me karton të kuq ndaj Valencias në Ligën e Kampionëve.Ish trajneri i Juventusit beson se sulmuesi portugez nuk e meritoi përjashtimin në Mestalla.
“Nuk mund të kthehemi prapa sepse Ronaldo është përjashtuar dhe ndeshja ka përfunduar”, deklaroi Lippi, përcjell “lajmi.net”.
“Por, e kemi kuptuar se suspendimi do të ishte absurd andaj duhet të mos dënohet për asnjë ndeshje dhe duhet ta inkuadrojmë menjëherë VAR-in në Champions”, theksoi ai.