Site icon PORTALB

Lideri i VMRO-së, Mickoski: Nëse referendumi kalon me sukses, do ta respektojmë

Hristijan Mickoski

Hristijan Mickoski

Nëse referendumi do të jetë i suksesshëm dhe shumica do të votojnë në drejtim për përkrahje të referendumit, situata mbetet e qartë dhe VMRO-DPMNE- do ta respektojë këtë, kështu deklaroi lideri partisë opozitare, Hristian Mickoski në debatin Click plus të Televizionit 21, i pyetur nëse referendumi kalon me sukses, a do t’ju thuash deputetëve t’i përkrahin ndryshimet kushtetuese për të cilat nevojitet dy e treta e shumicës në Kuvend, transmeton Portalb.mk.

Në lidhje me qëndrimin e tij për referendumin, ai e përsëriti qëndrimin partiak se secili duhet të vendosë sipas bindjeve personale, duke shtuar se VMRO-DPMNE është për integrim në Bashkimin Evropian (BE), por është kundër Marrëveshjes për Emrin me Greqinë.

Exit mobile version