Cristiano Ronaldo e ka mbyllur pas vetëm 30 minutash ndeshjen e parë në Champions League me fanellën e Juventus.
Golashënuesi më i mirë në historinë e kësaj veprimtarie është ndëshkuar me karton të kuq në “Mestalla” kundër Valencia, transmeton telesport.al .
Portugezi u ndëshkua maksimalisht nga gjyqtari gjerman Felix Brych, si pasojë e një gjesti anti-sportiv ndaj Jeison Murillo në zonën e Valencia.
Ky ishte kartoni i kuq për “CR7” në 154 ndeshje në Champions, , i 11-i në karrierë. Ai u largua nga fusha mes lotëve, duke e lënë Juventus me dhjetë futbollistë për 60 minuta.
— SportJunkie (@SportJunkie8) September 19, 2018
Goal Bernardo Silva. Manchester City-Lyon 1-2 #CITYOL #ChampionsLeague #ManCity #ManCityOL pic.twitter.com/hi9mh56JPC
— SportJunkie (@SportJunkie8) September 19, 2018