Site icon PORTALB

Putin bisedë telefonikë me kancelaren gjermane për Sirinë

Putin - Merkel

Putin - Merkel

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një bisedë telefonike kanë diskutuar për çështjen e Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Kremlini thuhet se në bisedën telefonike Putin-Merkel është diskutuar për zgjidhjen e çështjes së Sirisë.

Në deklaratë thuhet se Putin ka njoftuar kancelaren Merkel në lidhje marrëveshjen e nënshkruar mes Turqisë dhe Rusisë pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në qytetin Soçi për stabilizimin e gjendjes “në zonën e deeskalimit të Idlibit”.

Në bisedë është diskutuar edhe për krizën në Ukrainë, si dhe për tendencën negative në tregun financiar botëror.

Exit mobile version