Edhe gjatë ditëve të ardhshme Maqedonia do të jetë nën ndikim të valës së nxehtë. Pasdite ka mundësi të ketë reshje lokale të shiut dhe bubullima.
Temperatura e mëgjesit do të sillet prej 13 gradë deri 24, ndërsa ato maksimale të ditës do të mbërrijnë deri në 28 gradë gjegjësisht deri në 39 gradë. Indeksi i UV do të jetë 9.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë, me erë të dobët veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të jetë deri 19 gradë, ndërsa ajo maksimale e ditës do të mbërrijë deri 36 gradë. /portalb/