Site icon PORTALB

Prej të martën, patentë shoferët e Maqedonisë do të pranohen në Gjermani

patentë shoferi

Patenta e shoferit

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe Gjermanisë, Oliver Spasovski dhe Horst Zehofer, të martën do ta nënshkruajë marrëveshjen për pranim reciprok të patentë shoferëve, njofton Portalb.mk.

Bisedimet mes ministrave të Maqedonisë dhe Gjermanisë dhe pranimit reciprok zgjasin që nga viti 2007-të, ndërkaq tani janë larguar të gjitha pengesat dhe është finalizuar marrëveshja bilaterale.

Për të marrë lejen në Gjermani kushton rreth 1.500 euro, ndërkaq në Maqedoni rreth 500 euro. Marrëveshja që do të nënshkruhet të martën, do të hyjë në fuqi menjëherë.

Marrëveshje për pranim reciprok të patentë shoferëve Maqedonia ka me Italinë, Spanjën, Shqipërinë dhe Bosnje dhe Hercegovinën.

Exit mobile version