Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, i pari që ka dërguar një mesazh të fortë ka qenë ambasadori amerikan Donald Lu, transmeton Mapo.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Facebook, ambasadori Lu nënvizon:
“Demokracia është diçka që na bashkon të gjithë ne, amerikanë dhe shqiptarë. Është e rrëmujshme, është e komplikuar dhe shpesh është e mbushur me konflikte dhe polemika por, në fund, demokracia na garanton liritë që i konsiderojmë kaq të vyera”.