Site icon PORTALB

Chris Brown vs. Drake për 10 milionë dollarë

Reperëve Chris Brown dhe Drake u janë ofruar 10 milionë dollarë vetëm që të rrahen në një ring të boksit

Reperëve Chris Brown dhe Drake u janë ofruar 10 milionë dollarë vetëm që të rrahen në një ring të boksit

Reperëve Chris Brown dhe Drake u janë ofruar 10 milionë dollarë vetëm që të rrahen në një ring të boksit.

Ofertuesit besojnë që kjo ofertë mund t’iu interesoj këngëtarëve të cilët dëshirojnë publicitet, por Chris Brown ka reaguar duke thënë se bëhet fjalë vetëm për një PR, raportojnë mediet.

Pasi që Chris Brown dhe reperi Drake janë përleshur ditë më parë në një klub nate për Rihannën, shumë njerëz e kanë parë këtë si mundësi për fitim.

Në fakt, pronari i licencës “Celebriy Boxing Federatin” u ka ofruar 10 milionë dollarë Chris Brown dhe Drake që të përleshen në ring të boksit. Fituesi do të merrte milionat, ndërsa humbësi do të dilte prej ringut më i pasur për një milion dollarë.

Përveç Drake dhe Chris Brown në këtë kacafytje ka pësuar edhe basketbollisti francez në NBA dhe njëkohësisht ish-bashkëshorti i Eva Longorias, Tony Parker, i cili ka qenë në këtë klub nate me mikun e tij, Chrisin.

Exit mobile version