Site icon PORTALB

Vapë e madhe, Shkupi me temperatura deri 36 gradë

Parashikim i motit për sot

Parashikim i motit për sot

Në Maqedoni sot do të mbajë ditë tropikale, me diell dhe shumë nxehtë. Pasdite në viset perëndimore dhe veriperëndimore do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave jostabile që do të shkaktojë reshje lokale të shiut dhe bubullimave, ndërsa ka mundësi që të ketë edhe breshër. Temperaturat e mëngjesit do të sillen prej 13 gradë deri në 24, ndërsa ato maksimale të ditës do të mbërrijnë deri 30 gradë gjegjësisht deri 39 gradë.

Në Shkup sot do të mbajë ditë tropikale, me diell dhe shumë nxehtë. Do të fryejë një erë e ndryshueshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë deri 19 gradë, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 36 gradë. /portalb/

Exit mobile version