Site icon PORTALB

Ahmeti prej Dollnenit: Flamuri i të gjithëve është 30 shtatori (FOTO)

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në Dollnen në kuadër të fushatës së referendumit

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në kuadër të fushatës për referendumin e 30-shtatorit, dje iu është drejtuar banorëve të Dollnenit duke thënë se në tubim nuk ka flamur partiak, sepse flamuri i të gjithëve në këto momente është 30-shtatori ku duhet të votohet “për” në referendum, transmeton Portalb.mk.

“Shqiptar, maqedonas, turq, boshnjak, romë, serb, të gjithë bashkë duhet të jemi në këtë proces. Këtu siç e shihni, nuk ka simbole partiake. Vetë jam partia ma e madhe tek shqiptarët, boshnjakët. Dhe simbole partiake dhe flamur partiak nuk kemi vendosur, sepse flamur i të gjithëve neve është 30 shtatori dhe të votojmë “për” Maqedoninë Evropian”, tha Ahmeti.

Për në fund kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ndau kohë që të bashkëbisedoj me të pranishmit duke kërkuar që të parashtrojnë pyetje edhe kryetarëve të komunës së Dollnenit dhe Pllasnicës,  sekretarit shtetëror të bujqësisë, Nefrus Çeliku dhe ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në Dollnen në kuadër të fushatës së referendumit
Exit mobile version