Site icon PORTALB

Shoqata “Artal” do të organizojë koncert në Gostivar

Shoqata “Artal” nga Tetova, në kuadër të Valës së re Kulturore do të organizojë koncert në Gostivar, njofton Portalb.mk.

Koncerti do të mbahet më 17 shtator, në Qendrën për Kulturë “Asnom” në Gostivar, me fillim prej ora 19:00.

Në të do të marrin pjesë: Shkëlzen Pajaziti – violinë, Dajana Malollari – kanto, Jetmir Mehmedi – kitarë dhe Shkëlzen Baftiari – piano.

Exit mobile version