Site icon PORTALB

Nis uragani “Florence”, dridhet Amerika (VIDEO)

Uragani Florence ka nisur në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga sot pritet rritje e stuhive të rrezikshme në Karolinën Veriore dhe Jugore, pasi uragani lëviz drejt tokës me shpejtësi prej 150 km/h, transmeton TCH.

Më shumë se 100 000 shtëpi tashmë janë pa energji, ndërsa kushtet e motit vazhdojnë të përkeqësohen.

Më shumë se një milion njerëz përgjatë brigjeve të Karolinës së Veriut, Karolinës së Jugut dhe Virxhinias janë urdhëruar që të evakuohen.

Exit mobile version