Site icon PORTALB

Zaev do të mbajë fjalim në Parlamentin Evropian

Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev, sot do të duhet të mbajë fjalim në seancën plenare të Parlamentit Evropian (PE) në Strasburg, njofton Portalb.mk.

Zaev mbrëmë në takimin në Kriva Pallankë paralajmëroi se në PE do të flet për perspektivat e Maqedonisë. Pritet që të flet gjithashtu edhe për Marrëveshjen me Greqinë, referendumin e 30 shtatorit dhe për reformat lidhur me integrimet e vendit në Bashkimin Evropian.

Përpara dy ditëve në PE fjalim ka mbajtur edhe kryeministri grek, Aleksis Cipras. Ai i ka theksuar sukseset diplomatike të Qeverisë së tij, duke thënë për Marrëveshjen e Prespës se është “kreu i përpjekjeve të tyre”.

“Me kryeministrin Zaev arritëm në zgjidhje të pranueshme pa përdorimin e forcës, por nëpërmjet diplomacisë dhe dialogut. Kjo marrëveshje do të jetë model për zgjidhjen e kontesteve në rajonin tonë”, deklaroi Cipras përpara deputetëve evropianë.

Exit mobile version