Site icon PORTALB

Në vend të kishës, në sheshin Maqedoni shpërngulet Banka Poullore

Njëra prej problemeve për t’u vendosur dhjetëkatëshja në këtë hapësirë, siç parashihet në planin urbanistik, është se ndërtimi do ta bllokojë shikimin e “Portës” drejt “Ushtarit në kalë”

Njëra prej problemeve për t’u vendosur dhjetëkatëshja në këtë hapësirë, siç parashihet në planin urbanistik, është se ndërtimi do ta bllokojë shikimin e “Portës” drejt “Ushtarit në kalë”

Banka Popullore do të shpërngulet në sheshin Maqedoni, afër “Ushtarit në kalë”, në ndërtesën e lartë deri 40 metra, gjegjësisht në vendin ku deri para do kohe ishte planifikuar kisha “Shën Konstantini dhe Elena”, bëri të ditur televizioni Alfa.

Dukjen e ndërtesës dhjetëkatëshe do ta kërkojë përmes konkursit për zgjidhje ideore, e cila tashmë është publikuar. Nga BPRM theksojnë se para pesë viteve e kërkuan lokacionin e Bankës së vjetër Popullore, por ajo ishte shitur në vitin 2004.

“Për shumë arye përgatitjet ende nuk kanë filluar deri para vitit 2011, kur na u ofrua lokacion adekuat afër lokacionit të vjetër të BPRM-së. Kjo u pranua nga BPRM pas çka me vendim të Qeverisë lokacioni në shesh iu nda BPRm-së. Konsiderojmë se me këtë janë krijuar kushtet që Banka Popullore të marrë objekt përkatës reprezentativ i cili i ngjan një banke qendrore sikur që është gjithkund në botë”, thuhet në sqarimin e Bankës Popullore.

Njëra prej problemeve për t’u vendosur dhjetëkatëshja në këtë hapësirë, siç parashihet në planin urbanistik, është se ndërtimi do ta bllokojë shikimin e “Portës” drejt “Ushtarit në kalë”.
Si do të duket godina e re e Bankës Popullore dhe nëse do të sigurohet pamja mes dy përmendoreve, do të dihet deri në fund të vitit. /portalb/

Exit mobile version