Site icon PORTALB

Koalicioni “për” Maqedoni Evropiane sot në Kriva Pallankë, Kumanovë, Koçan dhe Pehçevë

Tubime nga fushata e Koalicionit "për" Maqedoni Evropiane, ilustrim

Sot, më 12 shtator, Koalicioni “për” Maqedoni Evropiane, i udhëhequr nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot do të mbajë tubime në Kriva Pallankë, Kumanovë, Koçan dhe Pehçevë, njofton Portalb.mk.

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev do të marrë pjesë në tribunën me qytetarë në qendrën e Kriva Pallankës, me filim prej 18:00.

Pas kësaj, kryeministri do t’ju drejtohet qytetarëve të Kumanovës në ora 20:15.

Përveç Zaevit, sot tubime do të mbajë edhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska do të takohet me qytetarët e Koçanit.

Shekerinska ka takim me kryetarin e Koçanit, kurse në ora 13:30 parashihet edhe deklaratë për media.

Në ora 17:00, ministrja Shekerinska do t’ju drejtohet qytetarëve në tubimin në lagjen “Sivi Dom”, në Koçan.

Në ora 13:15, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovski do të ketë deklarata për media në Pehçevë.

Exit mobile version