Barcelona dhe mesfushori Sergio Busquets janë shumë pranë arritjes së një marrëveshje për rinovimin e kontratës.
Sipas mediave spanjolle, palët duket se kanë gjetur akordin dhe shumë shpejt mesfushori do të hedhë firmën në kontraten e re, ndërkohë që ende nuk dihet se për sa vite ai do të firmosë, transmeton Super Sport.al.
Sa i përket pjesës së pagës, mediat iberike bëjnë me dije se me kontratën e re, Busquets do të bëhet një nga lojtarët më të paguar te katalanasit, duke përfituar pagë të njëjtë me atë të sulmuesit Luis Suarez.