Site icon PORTALB

Gjinekologjia e Çairit me oxhaqe pa filtra

Ky është sistemi me të cilin ngrohet spitali gjinekologjik “Nënë Tereza” në Çair. Është i vjetër rreth gjysmë shekulli dhe ngrohë me mazut tregoi mjeshtri që e mirëmban, njofton TV 21.

Përveç se ngrohen ambientet e spitalit, gjinekologjia furnizohet edhe me ujë të ngrohtë. Prandaj edhe në mes të verës, oxhaqet nxjerrin tym të zi, gjë që ka nxitur banorët të reagojnë. Nga udhëheqësia e spitalit janë të vetëdijshëm për ndotjen që shkaktojnë, por nuk kanë zgjidhje tjetër, sepse ju duhet uji i ngrohtë.

 

Exit mobile version