“Alba Bianca” është mega-operacioni policor i zhvilluar në tre shtete, Itali, Gjermani dhe Shqipëri, që ka përfunduar me arrestimin e 20 personave,18 prej të cilëve janë shqiptarë.
Trafikantët që kanë përfunduar në pranga bënin pjesë në dy grupet “Baruti” dhe “Bushi”. Ata merreshin me trafik herorine, kokaine dhe marijuane mes Italisë dhe Europës Veriore.
16 persona janë arrestuar në Itali dhe 14 prej tyre janë shtetas shqiptarë me banim në Bolzano, Merano (BZ), Bressanone (BZ), Laives (BZ), Chiusa (BZ), Treviso, Opera (MI) e Manerba (BS). Një i arrestuar është shtetas kosovar me banim në Treviso.
Ndërkohë në rajonin e Bavarisë në Gjermani janë arrestuar edhe tre shqiptarë të tjera, ndërsa një është vënë në pranga në Tiranë.
Hetimi ndërkombëtar për këto dy grupe trafikantësh, që qendrën e kishin në Veri të Italisë dhe kishin degëzime të shumta në Lombardi, Veneto e Piemonte deri në Belgjikë dhe Hollandë, ka nisur që prej janarit të 2016-ës pas sekuestrimit të 91.5 kg kokainë në kufirin italo-austriak.
Në total këtyre dy grupeve u janë sekuestruar 120 kg marijuanë, kokainë e heroinë në vlerë mbi 20 milionë euro, 8 automjete të përdoruara për trafikun e drogës, mbi 100 mijë euro para cash,por edhe u janë arrestuar 40 korrierë e trafikantë drogë.
Të arrestuarit janë 13 anëtarë të grupit “Baruti”:
– Florjan Musaj
. Eduart Gona
– Artur Muca
– Eljon Baruti
– Keti Shani
– Klevin Kodra
– Artan Sokola
– Shafique Mohammad Amar
– Rajmond Prenga
– Ben Jale AZiza Omar
– Erion Alla
-Halil Alla
Dhe 7 anëtarë të grupit Bushi:
– Vaskë Xherahu
– Hamit Bushi
– Arben Lleshi
– Odeon Proko
– Blerina Cela
– Manfred Hophensberger
– Qerim Lumi