Site icon PORTALB

Maqedoni, pritet që kartoni i gjelbërt bëhet bashkë me polisën

Karton i gjelber, kartoni i gjelber

Kartoni i gjelbër

Kartoni i gjelbër që është i nevojshëm për udhëtim me automobil jashtë vendit, të bashkohet me polisën për përgjegjësi automobilistike. Në këtë mënyrë, çdo makinë duhet ta posedojë këtë dokument, paralajmëron numri një i Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimit, Klime Poposki, transmeton Alsat M.

Kjo risi sipas tij, del nga nevojat për harmonizimin e rregullativës ligjore me direktivat e BE-së. Deri në fund të vitit të ardhshëm, kjo risi do të vendoset në suaza ligjore. Poposki paralajmëron ndryshim të çmimit për polisën e detyrueshme, përkatësisht formimi i çmimit do të liberalizohet.

Exit mobile version