Site icon PORTALB

Zgjedhjet lokale në Rusi, kryeson partia “Rusia e Bashkuar”

Rusia

Rusi

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev ka njoftuar se në zgjedhjet rajonale dhe lokale në Rusi prin partia “Rusia e Bashkuar”, raporton Anadolu Agency (AA).

Medvedev deklaroi se rezultati i arritur në zgjedhje është i denjë për partinë “Rusia e Bashkuar” në pushtet.

“Sipas rezultateve paraprake në të gjitha vendet në federatë ku janë mbajtur zgjedhjet, partia jonë vazhdon të kryesojë”, tha ai.

Në fundjavë në Rusi u hapën vendvotimet për kryetarë komunash, guvernatorë dhe kuvend komunal.

Exit mobile version