Site icon PORTALB

Gjokoviq triumfon në US Open

Tenisti serb Novak Gjokoviç/ Foto:AA

Tenisti serb, Novak Gjokoviq ka fituar një tjetër titull Grand Slam, duke mundur argjentinasin, Juan Martin del Potro në turneun US Open.

Ai ka fituar me rezultat 6-3, 7-6 (4), 6-3, më 9 shtator në Nju Jork, duke koleksionuar çmimin e 14-të të madh në karrierën e tij.

Ai tani është në garë për vendin e tretë së bashku me Pete Sampras për titujt Grand Slam të fituar në karrierë, pasi Roger Federer mban pozitën e parë me 20 të tillë, i përcjellur nga Rafeael Nadal me 17, transmeton REL.

Gjokoviq ka fituar 3.8 milionë dollarë për fitoren e fundit, njëherësh shumën më të madhe ndonjëherë në US Open.

Ai po ashtu ka fitur një titull të njëjtë në Britani më herët gjatë vitit.

Gjokoviq i është kthyer fushës, pasi ka munguar në fund të sezonit të kaluar për shkak të një lëndimi në gju.

Ditën e shtunë, japonezja, Naomi Osaka ka triumfuar kundër yllit amerikan, Serena Williams me rezultat, 6-2 6-4, duke u shpallur kampione e këtij edicioni.

Exit mobile version