Site icon PORTALB

Presidenti i Moldavisë pëson aksident trafiku

Presidenti i Moldavisë, Igor Dodon

Presidenti i Moldavisë, Igor Dodon ka pësuar një aksident trafiku, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave vendase, një kamion i cili vinte nga drejtimi i kundërt ka goditur automjetin e presidentit Dodon, përderisa ishte duke lëvizur me eskortën zyrtare në hyrje të qytetit Staseni në Moldavi.

Dodon, së bashku me pjesëtarët e familjes që ishin pranë tij janë dërguar në spitalin e kryeqytetit Kishinjev.

Drejtori i spitalit, Mihau Ciocanu bëri të ditur se presidenti 43 vjeçar Dodon dhe anëtarët e familjes së tij janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Presidenti Dodon nuk ka ndonjë rrezik për jetën, por ka disa dhimbje të shkaktuara nga aksidenti”, thotë Ciocanu.

Exit mobile version