Site icon PORTALB

Takimi Xhaferi – Xhonson: Konfirmohet mbështetja e SHBA-së për kalimin e referendumit

Xhaferi - Xhonson

Në takimin ndërmjet kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe senatorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Ron Xhonson, ky i fundit ka theksuar se ka ardhur në Republikën e Maqedonisë për ta konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për tejkalimin e pengesës së fundit – referendumin, për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, njofton Portalb.mk.

Senatori Xhonson, ka nënvizuar se anëtarësimi në NATO e garanton sigurinë e Republikës së Maqedonisë, a me këtë nxitet rritja e ekonomisë, që në fakt është edhe qëllimi primar. Ai gjithashtu u falënderua për kontributin e deritanishëm të vendit tonë në misionet e NATO-s dhe për përcaktimin për harxhim të 2% të BPV për mbrojtje.

Kryetari Xhaferi tha se vizita e Xhonson-it është vazhdimësi e mbështetjes nga SHBA-të, e shfrytëzoi rastin të falënderohet për ndihmën dhe mbështetjen tridhjetëvjeçare që SHBA-të ia japin Republikës së Maqedonisë. Kryetari po ashtu shprehu falënderim edhe për angazhimin pozitiv të Ambasadës së SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë dhe personelit të ambasadës.

 

Exit mobile version