Site icon PORTALB

Daçiq: Vizita e Vuçiqit në Kosovë, fitore diplomatike e Serbisë

Ivica Daçiq

Në lidhje me situatën e krijuar në Kosovë, sa i përket moslejimit të vizitës së Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në fshatin Banjë, ka reaguar ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ai ka thënë se të gjitha këto ngjarje përfshirë dhe vizitën e tij në Kosovë,  janë fitore e madhe e Serbisë në aspektin diplomatik, njofton Klan Kosova.

Daçiq theksoi se çdo fjalë e folur nga Presidenti i Serbisë ishte në vijën e “asaj që thuhet në Bruksel, Ëashington dhe Moskë”.

Exit mobile version