Site icon PORTALB

Vulin: Në zonën e Drenicës ku planifikohej vizita e Vuçiq, gjuajtën me armë zjarri

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë se pesë vendet rreth Drenicës ku ka pasur të shkojë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kanë shtënë me armë zjarri.

”Vuçiq po shkon drejt pjesës më të rrezikshme të Kosovës, ai shkon në Drenicë dhe atje në pesë vende ka burra të armatosur. Ata janë duke gjuajtur”, ka thënë Vulin, njofton Klan Kosova.

Ai ka deklaruar se përfaqësuesit politik kosovar sipas tij nuk po e kuptojnë mesazhin e paqes që po përqon, Vuçiq.

Exit mobile version