Site icon PORTALB

Irak: Tre raketa e qëlluan aeroportin e Basrës

Disa sulmues të panjohur qëlluan sot tre raketa “kaqusha” ndaj aeroportit në Basra. Nuk ka raportime për viktima gjatë sulmit.

Sipas përfaqësuesit zyrtar nga shërbimi i aeroportit, nuk është e qartë kush është përgjegjës për sulmin i cili pasoi pas natës kaotike ku qindra protestues të revoltuar e sulmuan konsullatën irakiane në Basra dhe ia vënë zjarrin.

Nuk është ndërprerë trafiku ajror nga ai aeroport. Deri më tani askush nuk ka ndërmarrë përgjegjësi për sulmin.

Exit mobile version