Site icon PORTALB

Ezequiel Lavezzi tek PSG

Paris Saint Germain më në fund ka arritur të blejë një sulmues të nivelit të lartë

Paris Saint Germain më në fund ka arritur të blejë një sulmues të nivelit të lartë

Paris Saint Germain më në fund ka arritur të blejë një sulmues të nivelit të lartë.

Ezequiel Lavezzi do të jetë lojtari i ri i klubit francez me pronarë të pasur nga Katari. Futbollisti argjentinas është larguar nga Napoli për një shifër rreth 25 milionë euro dhe ka nënshkruar një kontratë me PSG për 4 sezone.

Blerja e Lavezzi u bë zyrtare pas shumë javë spekullimesh dhe pasi sulmuesi kaloi vizitat mjekësore në kryeqytetin e Francës.

Sipas mediave sportive franceze, në katër vitet që do të luajë për PSG, Lavezzi do të marrë plot 30 milionë euro.

Exit mobile version