Site icon PORTALB

Muhamed Zekiri dhe Petre Shilegov sot në Gjykatë do të dëshmojnë se çfarë kanë parë në Kuvend më 27 prill 2017

Dhuna në Kuvend

Në Gjykatën Penale në Shkup sot në orën 12:00 duhet vazhdojë gjykimi për 33 të akuzuarit për dhunën në Kuvend. Lënda është në fazën e dëshmive ku në seancën e sotme, si propozues të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion duhet të japin dëshmi deputeti Muhamed Zeqiri dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, transmeton Portalb.mk.

Për nesër, gjykatësja Dobrilla Kacarska i ftoi të japin dëshmi edhe kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski si dhe Nilloa Dimitrovin dhe Vesel Memedin. Për seancat e 13 dhe 19 shtatorit janë ftuar deputetë si dëshmitarë.

Ndryshe, në bankën e të akuzuarve për ngjarjet e 27-prillit duhet të ulen: Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski-Levi, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sashko Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, elena Docevska-Bozhinovska, Ivan Cvetanovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski-Bedmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mlladenovski, Mihaill Mlladenovski, Zaharie Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Gorançe Angellovski, Igor Jug, Ilija Spasevski, Vllatko Trajkov, Vilijam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski-Kolo, Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Mitre Pitropovski.

Exit mobile version