Site icon PORTALB

Mijëra sirianë qëndrojnë në shtëpi pas pushimeve

Zv/drejtori i përgjithshëm i Turqisë për Menaxhimin e Migracionit, Abdullah Ayaz, ka deklaruar se mijëra sirianë nuk janë kthyer vullnetarisht në Turqi pas kthimit në vendin e tyre për të festuar festat islame, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për AA, Ayaz tha se 50 mijë sirianë nuk janë kthyer në Turqi me vullnetin e tyre. Ai tha se megjithëse kthimet në Turqi do të vazhdonin pas festës së Kurban Bajramit, një numër i madh i sirianëve do të mbeten në atdheun e tyre.

Siç bëri të ditur ai, 153.258 sirianë që banonin në Turqi udhëtuan në vendin e tyre gjatë festës së Fitër Bajramit, festë tre-ditore pas muajit të Ramazanit.

“Rreth 15 për qind e sirianëve që u larguan nga Turqia gjatë pushimeve në vitin 2017 nuk u kthyen në vendin tonë si dhe 57 për qind e atyre që u larguan në vitin 2018 nuk u kthyen”, tha Ayaz.

Ai tha se gjithsej 252 mijë sirianë u kthyen në vendin e tyre falë operacioneve anti-terroriste të Turqisë, “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”. Ai shtoi se në vitin 2017 numri i atyre që u nisën për pushime dhe nuk u kthyen në Turqi ishte mbi 40 mijë.

“Rritja e regjistruar në vitin 2018 është reflektim i suksesit administrativ dhe ushtarak të Turqisë në drejtim të treguesit të sigurisë dhe stabilitetit në Siri, e cila u sigurua me operacionin ‘Mburoja e Eufratit’ dhe operacionin ‘Dega e Ullirit'”, tha ai.

Më tej, ai iu përgjigj edhe kritikave lidhur me lejen për dalje dhënë sirianëve. “Numri i sirianëve që nuk u kthyen në Turqi ka treguar se si një hap i drejtë ishte kjo mundësi e dhënë ndaj atyre për festat islame”, tha Ayaz.

Siria sapo ka filluar të dalë nga një luftë shkatërruese qytetare që filloi në vitin 2011. Sipas OKB-së, që atëherë, qindra mijëra njerëz janë vrarë në konflikt dhe miliona janë zhvendosur.

Turqia aktualisht mban rreth 3.5 milionë refugjatë sirianë, shifër që është më e madhe se në çdo vend tjetër në botë.

Exit mobile version