Site icon PORTALB

Meghan Markle e bëri këtë çantë të shitet për 11 minuta, megjithatë mund ta gjeni diku (FOTO)

Meghan Markle/Foto: Jonathan Brady/PA

Ashtu si një kronometër, kur Meghan Markle vesh një gjë të re, ne menjëherë kuptojmë që duhet ta kemi në gardërobë. Ose, të paktën në listën e gjërave që duhet të blejmë. Një nga gjërat që duam më shumë nga gardëroba e saj është edhe çanta. Ndërsa Kate Middleton është e njohur për kapelat elegante në pamjen e saj, Meghan është e fiksuar pas çantës së vogël dhe është shumë larg stilit të vjetër të çantave klasike, transmeton Class.

Dukesha e Sussex-it, shpeshherë shihet me një markë të preferuar të çantave – ajo që mban etiketën luksoze Starthberry. Në daljen e saj të parë mbretërore, ajo kishte një çantë ‘Strathberry Midi Tote’ (675 dollarë) dhe, sipas njoftimit për shtyp nga marka, çanta u shit në vetëm 11 minuta. Meghan, më vonë, erdhi në Edinburg me Strathberry (645 $) dhe të gjithë e kuptuam se tashmë, ajo duhej bërë trend.

Kështu, “efekti Meghan Markle” nuk ka qenë gjithmonë i thjeshtë për t’u prekur, sidomos në këtë lloj çante. Por, mos u shqetësoni, sepse kemi një lajm të mirë: marka shumë e kërkuar e çantave ka dalë zyrtarisht në Nordstrom. Nuk ka më nevojë për të humbur kohë. Nëse vërtet po kërkoni stilin e saj, atëherë bëni një kontroll në këtë faqe.

Exit mobile version