Site icon PORTALB

Ministri Dimitrov i quan spekulime lajmet për zgjedhje të reja në Maqedoni

Nikolla Dimitrov, foto: MPJ

Nikolla Dimitrov

“Këto janë spekulime. Dhe besoj se në aspekt të asaj që na pret me referendumin, pjesa tjetër është margjinale”, kështu u përgjigj ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov titujve medial, se nëse dështon referendumi do të ketë zgjedhje të reja në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

Duke komentuar mosprononcimin e liderit të opozitares maqedonase, VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, Dimitrov ka shtuar se ashtu siç u kërkua për atë çfarë u dëgjua në “bombat”, edhe tash duhet të ketë përgjegjësi.

“Ashtu siç dëgjuam në bisedat e përgjuara, edhe tash na duhet përgjegjësi”, tha Dimitrov.

Ai ka kërkuar nga Mickoski që të prononcohet, sepse sipas tij jo të gjithë qytetarët kanë aftësi të vlerësojnë se në çfarë situate gjeostrategjike gjendet Maqedonia.

LEXO: Helbah: Ju edhe më tej do të jeni maqedonas

Exit mobile version