Në aksident të rëndë trafiku që ndodhi të dielën rreth orës 21 humbi jetën një njëzët e dyvjeçar në rrugën Shkup – Kumanovë, kumtoi MPB-ja.
Aksidenti ndodhi kur Darko.S i cili drejtonte motorçikletë doli nga rruga. Djaloshi menjëherë u transferua në spital, por rreth orës 4 të mëngjesit, iu nënshtrua plagëve.
Policia është duke hulumtuar se si doli nga rruga motorçikleta. /portalb/