Site icon PORTALB

Angela Merkel të shtunën në Shkup, do të takohet me Zaevin

Merkel Zaev

Merkel Zaev

Kancelarja gjermane, Angela Merkel të shtunën do të realizojë takim në Shkup, ka kumtuar zëdhënësi i saj, Shtefen Zajbert, informon agjencia greke “ANA-MPA”, njofton Portalb.mk.

“Ende po punohet në program, por mundem të them se kancelarja do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev”, deklaroi Zajbert dhe shtoi se fokusi i takimit do të jetë “ndodhitë rajonale, temat bilaterale”, derisa Merkel, “gjithsesi dëshiron që në vend të formojë përshtypje me rastin e referendumit për çështjen e emrit, i cili do të mbahet në fund të muajit”.

Exit mobile version