Site icon PORTALB

Boshkovski: “Alfat” që më arrestuan e bënë Mijallkovin krijesë biblike

Lube Boshkovski, foto gjatë arrestimit

Lube Boshkovski, foto gjatë arrestimit

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot vazhdon gjykimi për rastin “Tortura” të Prokurorisë Speciale Publike. Në seancën e sotme është duke dhënë dëshmi vetë Lube Boshkovski për arrestimin e tij. Ai tha se me 6 qershor 2011 e ka ftuar personin të cilin e ka llogaritur si mik në restorantin “Vodenica”, dëshmitarin e mbrojtur në “fushatë”, transmeton Portalb.mk.

“Me vete kam pasur një qese me para të cilat asnjëherë nuk i kam njehur dhe nuk i kam parë edhe pse ishin ekspozuar para meje. Vetëm sa isha duke shkuar drejt veturës, dikush më thiri, Ndal! Policia. Unë në isha në shok, e hodha qesen me para dhe qëndrova në vend”, dëshmoi Boshkovski. Ai tha se policët kanë vrapuar, e kanë dërguar në veturë.

“Filluan të më kontrollojnë. U mblodhën një grup më i madh i policëve. Filluan të më bërtasin: Shtrijeni përtokë mbeturinën! Shtrini të dy, tradhtarë”, tha Boshkovski i cili shtoi se ka pasur revanshizëm dhe urrejtje politike si dhe nuk janë kursyer fjalët vulgare.

“Njëri nga ata më ka shtrirë përtokë, e ktheu kokën ma tregoi pistoletën dhe më tha: Kjo është përshëndetje nga shefi”, tha Boshkovski duke shtuar se operacioni është bërë me urdhrin e Sasho Mijallkovit, ish drejtorit të DSK-së.  Njërit nga “alfat” i është thënë që mos ta përmend emrin e Sasho-s por të thotë vetëm “shefi”.

“Sasho Mijallkov u ngrit në rangun e krijesës biblike”, tha Boshkovski në dëshminë e tij.

Boshkovski tha se edhe në veturën që e kanë dërguar në stacionin policor kanë vazhduar të flasin se operacioni është përshëndetje nga shefi dhe se e kanë kthyer në vendin ku e kanë arrestuar që ta incizojnë kamerat.

Rasti “Tortura” ka të bëjë me arrestimin e kryetarit e partisë, “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, gjegjësisht për mënyrën e arrestimit të tij, që sipas Prokurorisë Speciale, ish-drejtori i DSK-së, Mijallkov, ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimit të përdorë dhunë fizike dhe psiqike.

Sipas PSP-së, përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë arrestimit, Boshkovskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore.

Në rasti “Tortura” akuzkohen 7 persona, ndër të cilët janë ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe komandanti i “Alfave” Ivica Antevski – Puki.

Më poshtë mund të dëgjoni inçizimin e “bombave” dhe video-inçizimin gjatë arrestimit të Boshkovskit.

Exit mobile version