Site icon PORTALB

Moti sot në Maqedoni

Moti sot do të jetë me vranësira dhe me reshje të përkohshme të shiut, veçanërisht para dite

Moti sot në Maqedoni paradite do të jetë me diell dhe vranësira të vogla lokale. Në orët e pasdites në pjesët veriore do të ketë reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri në 20 gradë, ndërsa e ditës prej 24 deri në 35 gradë. UV-indeksi do të jetë 7.

Në Shkup paradite do të jetë me diell dhe vranësira të vogla lokale, pasdite me kushte për reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

 

Exit mobile version