Do ta ftoj Shakirën në finale. Kështu ajo do të mund të shikojë ç’do t’i bëj të dashurit të saj Pique.
Këtë e shkruajti sulmuesi kontrovers italian Mario Balotelli në profilin e tij të Twiterit, lidhur me finalen e sotme mes Italisë dhe Spanjës në Kiev.
Me dy golat në gjysëmfinale kundër Gjermanisë, Balotelli tërhoqi vëmendje mediatike, e cila edhe më parë nuk i mungonte, pasi mediat çdo ditë shkruajnë për atë se ç’bënte jashtë terrenit.
Mbetën që Shakira të shikojë ç’do t’i bëjë Balotelli Piques…