Site icon PORTALB

Obama dhe Bush nderojnë John McCain, Trump nuk merr pjesë

Senatori amerikan John McCain

Ish presidentët amerikanë Barack Obama dhe George Ë. Bush, kanë nderuar të shtunën senatorin amerikan John McCain, hero i luftës, arkivoli i të cilit u soll në Katedralën e Uashingtonit. Para kësaj, familja e tij kishte kërkuar që arkivoli të ndalonte në Memorialin e Veteranëve të Vietnamit, për të nderuar ata që vdiqën në luftë.

Obama dhe Bush, një demokrat dhe një republican, u shoqëruan nga liderë të SHBA-së, zyrtarë të periudhës së Vietnamit, për të nderuar ish të burgosurin e luftës John McXain, I cili vdiqmë 25 gusht nga sëmundja e kancerit, transmeton REL.

Presidenti Donald Trump nuk ka marrë pjesë në ceremoni, ndërsa anëtarë të administratës së tij, përfshirë vajzën e tij Ivanka kanë qenë të pranishëm.

Familjarët e McCain e kishin bërë të qartë se Trump nuk ishte i mirëseardhur në ceremoninë e nderimit në Arizonë dhe Uashington

Exit mobile version