Site icon PORTALB

Han në Tuiter shkroi se ka pasur takim “mjaft të mirë” me Bërnabiqin

Eurokomesari për Zgjerim, Johanes Han

Eurokomesari për Zgjerim, Johanes Han

Komisari evropian për zgjerim dhe politikë të mirë fqinjësore, Johanes Han në takimin e sotëm me kryeministren serbe bisedoi për hapat e ardhshëm në inkuadrimin e Serbisë drejt BE-së, për dialogun Beograd – Prishtinë dhe për tema të tjera.

Han në Tuiter shkroi se ka pasur takim “mjaft të mirë” me kryeministren serbe Bërnabiq.

Ai shtoi se kanë biseduar për “hapat e ardhshëm në negociatat inkuadruese të Serbisë, dialogun Serbi – Kosovë, sundimin e së drejtës, revizionin e Kushtetutës në sferën e jurispprudencës”.

“E përshëndes formimin e Grupit të përbashkët të punës për strategji mediale”, shkroi Han në Tuiter.

Ai mbrëmë udhëtoi drejt Beogradit dhe u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq dhe Han sot do të marrin pjesë në hapjen e urës në Beograd, në ndërtimin e së cilës BE-ja investoi 30 milionë euro

Exit mobile version