Tre ministra të Qeverisë së Bullgarisë kanë dhënë dorëheqje pas tragjedisë që erdhi nga aksidenti i autobusit që ndodhi në afërsi të Sofjes.
Dorëheqjet pritet të miratohen nga Kuvendi i Bullgarisë.
Që të tre ministrat janë të partisë së kryeministri aktual të Bullgarisë, Bojko Borisov.
Dorëheqjet e ministrave vijnë pasi që kryeministri Borisov i ftoi ministrin e Punëve të Brendshme, për Komunikacion dhe për Zhvillim Rajonal, Valentin Radev, Ivajlo Moskovski dhe Nikolaj Nakov që të ndërmarrin përgjegjësi politike pas tragjedisë.
Tragjedia ka ndodhur si pasojë e rrokullisjes së autobusit, 50 kilometra në afërsi të Sofjes. Si pasojë humbën jetën 17 udhëtarë.