Site icon PORTALB

Haradinaj për kufijtë: Ftoj ndërkombëtarët që të kundërshtojnë idetë shkatërruese

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka ritheksuar edhe një herë se është kundër çdo ideje për shkëmbim apo korrigjim të kufijve, njofton Klan Kosova.

“Si Kryeministër i Republikës së Kosovës do të vazhdoj fuqishëm të qëndroj kundër këtyre ideve shkatërruese dhe u bëj thirrje të gjitha vendeve mike dhe institucioneve ndërkombëtare kontribuuese për Kosovën, që të kundërshtojnë idetë shkatërruese dhe të mos lejojnë që ato të arrijnë në tryezën e vendimmarrjes”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Marrëveshja Përfundimtare Ligjërisht e Obligueshme midis Kosovës dhe Serbisë do të jetë një hap vendimtar për sigurimin e stabilitetit dhe paqes në rajonin tonë. Njohja reciproke dhe paqja e qëndrueshme duhet të jetë rezultati i vetëm kredibil nga kjo marrëveshje”.

Exit mobile version