Kokaina kolumbiane, prokurorë nga Gjermania në Tiranë

Një delegacion i prokurorisë gjermane ka mbërritur në Tiranë në kuadër të hetimeve për 613 kg kokainë të kapura në kamionin me banane në Durrës.

Delegacioni me përfaqësues të lartë të akuzës gjermane kanë zhvilluar dhe takime paraditen e së enjtes me prokurorë të Krimeve të Rënda.

Tashmë Çekaj po hetohet në dy shtetet për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Në 28 shkurt në një kamion që transportonte babane u zbuluan 613 kilogramë kokainë të fshehura në një dysheme të dyfishtë të mjetit, raporton Lapsi.al.

Në atë kohë kamioni u lejua të kalonte procedurat doganore, ndërsa ndërhyrja u realizua në magazinat e Çekajt.

Ky i fundit mohoi të kishte lidhje me ngjarjen, ndërsa është ndaluar më pas në shtetin gjerman.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button