Veshjet që ju duhen për të krijuar një garderobë franceze këtë vjeshtë
Elida Zylbeari
Të gjithë e dimë se ç’do të thotë të vishesh me stil francez, njëkohësisht një stil chic, i thjeshtë dhe shumë klasik, por ka diçka më tepër në këtë stil të veshuri që e bën rutinën e kombinimit të veshjeve, më “art” se çdo gjë tjetër, shkruan Class. E kemi fjalën për elementët që e përkufizojnë këtë stil, që nga ato që e bëjnë veshjen të jetë e rehatshme për një shëtitje e deri te ato që parashikojnë ndryshimin e planeve, deri në pasditet e vona…
Nuk ka rëndësi në çfarë vendi jetoni, e rëndësishme është që në veshjen tuaj të ketë pak “Coco Chanel” e këtë jua bëjnë të mundur veshjet e përfshira në listën e mëposhtme:
1
Xhaketa e lëkurës Kur mendoni për xhaketën e vjeshtës, ju vjen në mendje xhaketa e pakohë që mund të vishet kudo, kurdo dhe me çfarëdolloj kombinimi… Xhaketa e lëkurës është perfekte për t’u veshur me look-un e ditës me xhinse dhe t – shirt por gjithashtu me fustanet femërore të mbrëmjeve të vona.
2
Pardesyja klasike Nuk ka asgje tjetër që e përkufizon stilin francez më mirë sesa pardesyja klasike. Një vjeshtë me klas dhe elegancë…
3
Bluza me vija A ka ndonjë gjë më franceze sesa bluza me vija horizontale?
4
Pulovrat e kashmirit Asnjë veshje bazike për stinën e vjeshtës nuk ka më shumë stil sesa kjo pulovër. Mund të miksohet shumë bukur mbi kemisha, fustane, funde e xhinse. Një “must” në gardërobë.
5
Minifundet Gjithmonë në modë, me ose pa geta, në ngjyra të hapura, të mbyllura apo në material xhins.
6
Këpucët e sheshta “ballerina” Përkufizimi i klasikes, të thjeshtës dhe elegantes. Të rehatshme por të përshtatshme me çdo stil veshjeje, këpucët e sheshta janë të preferuarat e francezeve.
7
Çizmet deri te kyçet Vjeshta nuk vjen, nëse më parë nuk blini një palë të tilla…
8
Shalli i mëndafshtë rreth qafës Très chic, mais non?
9
Çantat “tote” Shkoni me çantat e mëdha, fusni brenda tyre çdo gjë të nevojshme për t’u ndier rehat dhe të përgatitura për çdo të papritur.