Site icon PORTALB

Duke qenë në mbrojtje të Gordana Jankullovskës, avokati Tasevski është dënuar me 1.000 euro në rastin “T.N.T”

Gjykata Themelore - Shkup

Gjykata Penale

Seanca e sotme e rastit “T.N.T” për shkatërrimin e kompleksit të Kosmos të biznesmenit Fijat Canovski është shtyrë për 10 shtator sepse mbrojtësi i ish-kryetarit të Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, Boro Tasevski nuk u paraqit në seancën e sotme dhe për këtë shkak gjykatësi Ognen Stavrev i caktoi dënim me para me lartësi prej 1.000 euro, transmeton Portalb.mk.

Menjëherë pas fillimit të seancës gjykatësi Stavrev dha pauzë prej 30 minutave me qëllim që Trajkovski ta ftojë mbrojtësin e tij ose të emërojë avokat të ri për seancën e sotme.

Pas pauzës, Trajkovski theksoi se ka hyrë në kontakt me Tasevskin dhe se ai ka thënë nuk mund të merr pjesë në seancë sepse është në mbrojtje të Gordana Jankullovskës në rastin “Tank”.

Gjykatësi Stavrev e shtyu seancën e sotme për me 10 shtator për shkak mungesës së mbrojtjes dhe i caktoi dënim me para avokatit Tasevski për, siç tha ai, fyerje të Gjykatës.

Ndryshe, në rastin “T.N.T.” të akuzuar janë shtatë persona, mes të cilëve edhe inspektorja ndërtimore e Gazi Babës dhe tre anëtarë të komisionit komunal për furnizime.

Sipas Prokurorisë, me procedurën e rrëzimit  është shkaktuar dëm prej 16 milion euro, ndërsa plotësisht në buxhetin e komunës së Gazi Babës edhe tre milion denarë. Canoski dhe firma FIMET paralajmëruan se do të parashtrojnë kërkesa për dëmin e shkaktuar. Të akuzuarit  e mbledhjes së kaluar u shprehën se nuk ndjehen fajtorë.

Gjykata e Apelit më 4 nëntor të vitit të kaluar vendosi që bisedat e përgjuara në rastin “T.N.T.” të mund të shfrytëzohen si dëshmi  në procedurën gjyqësore.

Exit mobile version