Site icon PORTALB

BE për ndryshimin e kufijve: Nuk komentojmë spekulime dhe nuk hyjmë në detajet e marrëveshjes së mundshme

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq

Komisioni Evropian konsideron se Kosovës dhe Serbisë duhet t’i jepet hapësirë që të pajtohen në përmbajtjen e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve.

Zëdhënësja e Komisionit, Maja Kocijançiq, ka thënë se Bashkimi Evropian si ndërmjetës i dialogut nuk mund të komentojë elementet e mundshme të marrëveshjes, por që do të vazhdojë intensivisht të punojë me dy palët për marrëveshje për të qëndrueshme e cila do të mbështetet nga gjithë bashkësia ndërkombëtare, përcjell Klan Kosova.

“Një zgjidhje e qëndrueshme është një zgjidhje e suksesshme, kuptimplotë dhe reale në pajtim me ligjet ndërkombëtare”, ka thënë Kocijançiq.

Sa i përket ndryshimit të mundshëm të kufijve, shkëmbimit të territoreve dhe territore teknikisht të pastra, Kocijançiq ka thënë se nuk dëshirojnë që të hyjnë në spekulime dhe detaje gjatë fazës së fundit të dialogut.

“Ne duhet t’u japim hapësirë që të pajtohen për përmbajtjen e marrëveshjes përfundimtare. Si ndërmjetës, nuk mund të futemi në komente për elemente të mundshme, por që do të punojmë me të dy palët intensivisht”.

Exit mobile version